
Balluku e Bushati më e votuarit për Kryesinë e re të Partisë Socialiste
Kryesia e re e PS do të ketë 12 anëtarë, 6 gra dhe 6 burra. Në listën e grave më e votuara është Belinda Balluku e ndjekur nga Ogerta Manastirliu dhe Blerina Gjylameti.
Më pak e votuara nga gratë është Almira Xhembolla.
Suprizë në votimet e socialistëve ishte Ditmir Bushati, i cili dhe pse një kritik i ashpër i qeverisë Rama dhe PS ka pëlqyeshmërinë e socialistëve duke dalë si më i votuari me 204 vota.
Ndërkohë Fatmir Xhafaj edhe arriti të thyente herësin në zgjedhjet e 25 prillit për tu ulur në ulëset e Kuvendit por nuk ka bindur dot socialistët për të qenë anëtar i Kryesisë.
Lista e kandidateve gra
1-Almira Xhembolla 94 vota, jashtë Kryesisë
2-Belinda Balluku 207 vota, pjesë e Kryesisë.
3-Blerina Gjylameti 199 vota, pjesë e Kryesisë
4-Ermonela Felaj 117 vota, jashtë Kryesisë
5-Evis Kushi 183 vota, pjesë e Kryesisë
6-Klotilda Ferhati 114 vota, jashtë Kryesisë
7-Milva Ekonomi 175 vota, jashtë Kryesisë
8-Mimi Kodheli 179 vota, pjesë e Kryesisë
9-Ogerta Manastirliu 204, pjesë e Kryesisë
10-Olta Xhaçka 180 vota, pjesë e Kryesisë
Lista e kandidatëve burra
1-Arben Pëllumbi 203 vota, pjesë e Kryesisë
2-Armando Subashi 177, pjesë e Kryesisë
3-Ditmir Bushati 204 vota, pjesë e Kryesisë
4-Eduard Shalsi 116 vota, jashtë Kryesisë
5-Erjon Braçe 174 vota, pjesë e Kryesisë
6-Ervin Demo 98 vota, jashtë Kryesisë
7-Fatmir Xhafaj 137 vota, jashtë Kryesisë
8-Ilir Beqja 173 vota, pjesë e Kryesisë
9- Pandeli Majko 198 vota, pjesë e Kryesisë
10-Pjerin Ndreu 166 vota, jashtë Kryesisë