Balotazhi: Mbi 60 mijë votues në Prishtinë deri më tani

09 nëntor 2025 | 16:33

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon publikimin e të dhënave nga numri i qytetarëve që po marrin pjesë në procesin e votimit.

Në kryeqytet ku kemi balotazh mes Përparim Ramës së LDK-së dhe Hajrullah Çeko të VV-së kanë votuar 60 mijë e 874 persona deri në orën 15:00.

Në kryeqytet kanë të drejtë vote 222,418 persona, teksa numri i daljes në balotazh deri tani është 27,37%.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku…