Balotelli, tifozëve të Milanit:  Mosmirënjohës dhe mosrespektues

06 dhjetor 2018 | 13:27

Mario Balotelli ka vendosur t’i kundërpërgjigjet disa tifozëve të Milanit, duke thënë se ndjen mosmirënjohje dhe mosrespektim nga tifozët kuqezi, pavarësisht se ata janë në zemrën e tij. Gjithashtu italiani shtoi se, fjalët që ka shkruajtur nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë lëvizje të mundshme të tij drejt Milanit.

“Është mirë të dëgjosh nga tifozët e Milanit, që nuk e duan një rikthim timin edhe pse është thuajse i pamundur. Çdo gjë në rregull, një ditë t’i i duhesh dhe një ditë tjetër jo. E rëndësishme është të mos ndjesh ndonjë keqardhje. Nuk kam asnjë plan për të lëvizur tani. Po e shkruaj këtë, për të vënë në dukje, mosmirënjohjen dhe mosrespektim e një populli, që gjithmonë do të jetë në zemrën time”, ka thwnw Balotelli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murati 1. Këto ditë pritet që PSD dhe Alternativa…