Banja “Nëna Naile” në Kllokot do të ofrojë kushte të favorshme për rehabilitimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës

23 qershor 2025 | 16:30

Sot, në ambientet e Sindikatës së Policisë, është nënshkruar marrëveshja për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet përfaqësuesit të banjës, Ylli Morina, dhe kryetarit të Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hotit.

Kjo marrëveshje synon të lehtësojë procesin e rehabilitimit për anëtarët e Policisë së Kosovës, duke u ofruar atyre shërbime në kushte të favorshme në ambientet e banjës. Kjo marrëveshje përfaqëson një vazhdim të bashkëpunimit të mëhershëm ndërinstitucional mes dy palëve.

Banja “Nëna Naile” shpreh mirënjohje ndaj Policisë së Republikës së Kosovës për besimin e dhënë në procesin e shërimit dhe rehabilitimit të pjesëtarëve të saj. Ne garantojmë përkushtim të vazhdueshëm në ofrimin e shërbimeve cilësore nën përkujdesjen e mjekëve specialistë dhe stafit tonë profesional, duke aplikuar terapi fizikale me ujëra termominerale të pashtershme që ofron banja jonë.

Ky bashkëpunim dëshmon vlerësimin e ndërsjellë dhe angazhimin për mirëqenien e atyre që janë në shërbim të qytetarëve të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramiz Lladrovci ka bërë me dije se ka qenë dhe…