Banja “Nëna Naile” në Kllokot vazhdon marrëveshjen me SBASHK-un

31 tetor 2025 | 16:15

Sot, Banja “Nëna Naile” në Kllokot ka nënshkruar vazhdimin e Marrëveshjes së Mirëkuptimit me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), për ofrimin e shërbimeve të banjës për anëtarët e SBASHK-ut me çmime të favorshme.

Kryetari i SBASHK-ut, z. Rrahman Jasharaj, ka falënderuar pronarin e Banjës “Nëna Naile” për kujdesin dhe mirëkuptimin e treguar ndaj arsimtarëve dhe profesorëve, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mbështetje të punonjësve të arsimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biznesmeni dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, është marrë në…