Banjat kërkojnë nga Qeveria që urgjentisht të marrë vendim për rifillimin e punës së tyre

19 shtator 2020 | 16:43

Banjat janë pjesë e institucioneve shëndetësore të nivelit dytësor, të licencuara në MSH si Spitale Speciale, që nënkupton vazhdim të mjektimit të rasteve post operative apo rasteve të tjera të rekomanduara nga QKUK dhe spitalet tjera të vendit apo jasht vendit. Është e quditshme që si këto institucione shëndetësore nuk funksionojnë në kohë pandemie në Kosovë.

Në Kosovë, këto institucione janë mbyllur që nga data 12 Mars 2020, me rastet e para të COVID-19 dhe hapja e tyre fillimisht ishte paraparë të bëhet në fazën e tretë bashkë me aeroporte. Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Këto vazhdojnë të jenë ende të mbylluara që 7 muaj duke pamundësuar dhënien e shërbimeveshëndetësore qytetarëve. Në pamundësi për të marrë këto shërbime shëndetësore, mijëra qytetarë e Kosovës vizitojnë qendrat rajonale në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbi.

Pavarësisht rekomandimit të bordit këshillues profesionist për rihapjen e tyre me masa parandaluese, qeveria po i mban akoma të mbyllura këto qendra, duke i lënë të papunë afro 1000 punëtorë të tri banjave të Kosovës, pjesa më e madhe profesionist shëndetësor, si doktorë specialist, fizioterapeut, infermierë e staf tjerë teknik.

Parasegjithash qeveria po ndalon qytetarëve kujdesinshëndetësor e cila është një e drejtë themelore për të marrur këto shërbime të parapara edhe me Ligji të Republikës së Kosovës (Ligji për shëndetësi Nr.04/L-125). Sipas këtij ligji institucionet publike dhe private trajtohen si të barabarta. Përderisa në Kosovë institucionet e kujdesit shëndetësor publik dhe shumica e atij privat funksionojnë normalisht vetëm tri Banjat e Kosovëssi pjesë e kujdesit shëndetësor i është ndaluar hapja e tyre duke bërë shkeljen e vet këtij Ligji.

Në qershor 2020 MSH nxjerr Manualin për Mbrojtje nga përhapja e Virusit COVID-19, në të cilin jepen udhëzimet për sektorin e Gastronomisë, Fizioterapisë dhe atë të ordinancave specialistike, ua mundëson hapjen dhe funksionimin e këtyre sektorëve, ndërsa Banjat që japin të njëjtat shërbime të cekuara në Manual nuk janë hapur ende.

Përveq 1000 punëtorëve të papunë, që dita ditës po vihen nësituatë të rënduar ekonomike, banjat janë venë në presion tëvazhdueshem edhe nga dhjetra mijera pacient me gjendje të rënduar shendetësore të cilëve u pamundësohet qasja në sherbimet shëndetësore që këto ofrojnë.

Dhjetra familje e shoqata që përfaqësojnë kategori të ndryshne sociale në vendin tonë, me të cilat bashkëpunojnë gjatë, janë vënë në presion të madh në pa mundësi qasjen në shërbimet shëndetësore e rehabilituese për personat me nevoja të veçanta që përfaqësojnë, si p.sh. Sindikata e Policisë së Kosovës, Ushtria e Kosovës, Federata e sindikatave të shëndetësisë së Kosovës, Organizata e Veterenave të Luftës së UÇK, Shoqatat e invalideve të UÇK etj etj…

Pavarësisht përpjekjeve të shumëta të Banjave përmes kanale zyrtare dhe institucionale, duke bashkëpunuar me organet kompetente në përpilimin dhe përmbushjen e Protokoleve dhe Manualeve për masat mbrojtëse ndaj COVID-19, këtoinstitucione spitalore janë lënë anash.

Që të tri Banjat i konsiderojnë vendimet e fundit të qeverisë për mbylljen e këtyre institucioneve shëndetësore jo të drejta, duke mospërfillur rekomandimet e bordit këshillues profesionist, nëkundërshtim me Ligjin e Republikës së Kosovës dhe nëkundërshtim me vet Manualin e nxjerrur nga MSH.

gjendur në këtë situatë dhe në presion të vazhdueshëm nga tëgjitha palët, këto e konsiderojnë seriozisht dhe si të vetmen rrugë, të drejtën e protestës së përbashkët përballë institucioneve vendimmarrëse që sipas këtyre nuk ka asnjë motiv tjetër veq atijpolitik.

1. Banja e Kllokotit “Nëna Naile”

2. Banja e Pejës

3. Banja e Kllokotit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg dhe pjesa tjetër e…