Banka Botërore: Ekonomia e Kosovës pritet të rritet 4 për qind

31 mars 2021 | 10:27

Një raport i ri për Ekonominë, është publikuar nga Banka Botërore, ku është shtjelluar në detaje edhe gjendjen ekonomike në Kosovë.

Siç thuhet në këtë raport të Bankës Botërore, pas një tkurrjeje të vlerësuar prej 6.9% në vitin 2020, ekonomia e Kosovës tani pritet të rritet 4% këtë vit.

Kjo pasi Covid119 pritet të vendoset nën kontroll dhe besimi i konsumatorit dhe biznesit rikthehet.

”Aktiviteti ekonomik u tkurr me 6.9 për qind në vitin 2020, i nxitur nga diaspora e zhytur turizëm dhe investime më të ulta.Qeveria dhe mbështetja e politikës së Bankës Qendrore, masat e shoqëruara me dërgesat më të larta dhe eksportet e mallrave zbutën tkurrjen. Shërimi duhet të fillojë në 2021 me rritjen e vlerës mbi 4 përqind”, është thënë në raport.

Sipas këtij raporti, megjithkëtë aktiviteti real ekonomik duhet të rikuperojë humbjet vetëm në 2022.

“Adresimi i pengesave strukturore për një kohë të gjatë dhe dhënia përparësi e hapësirës së kufizuar fiskale për njerëz me kthim të lartë, të investimet kapitale janë thelbësore për mbështetjen një rikuperim elastik”, thuhet tutje në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person me dyshime se ka kryer krime…