Banka Botërore jep 2.7 milionë dollarë grant për Kosovën

27 shkurt 2020 | 16:46

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur të enjten në takim drejtoreshën regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, e cila ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në arritjen e prioriteteve të Qeverisë së re.

Fokus i takimit ishte edhe investimi në zhvillimin e aftësive të rinisë si pjesë e faktorëve në ngritje të punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë.

Me këtë rast, ministri Bislimi dhe drejtoresha Gelder, kanë nënshkruar një grant marrëveshje në vlerë prej 2 milionë e 785 mijë dollarë, e cila i dedikohet komunave për zhvillimin e aftësive të rinisë.

Këto mjete vijnë nga Fondi Shoqëror i Zhvillimit Japonez, nën Administratën e Bankës Botërore.

Gjithashtu, në këtë takim është nënshkruar edhe letërkëmbimi për rialokimin e fondeve të kredisë aktuale brenda komponentëve lidhur me projektin e efiçencës së energjisë, e cila hap rrugën për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re për grant, e cila pritet të nënshkruhet së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të luhen ndeshjet e kthimit në kuadër të…