Banka Botërore krijon fond kundër katastrofave natyrore

12 tetor 2018 | 22:15

Banka Botërore (BB), krijoi sot (e premte),  një fond të ri prej 150 milionë dollarësh për të ndihmuar vendet e ekspozuara ndaj rreziqeve për katastrofa natyrore të shkaktuara nga ndryshimi klimatik.

Ky njoftim vjen pas një serie katastrofash natyrore kudo në botë, mes të cilëve shumë uragane dhe tërmete vdekjeprurëse, kryesisht në fund të shtatorit në Indonezi ku Banka Botërore dhe FMN-ja do të takohen këtë javë, transmeton “KP”.

Fondi i quajtur “Global Risk Financing Facility” (GRIF), kryesisht nga fonde gjermane dhe britanike, do të financojë krijimin e një regjimi sigurimi si dhe mekanizma të tjera financiare në mënyrë që të zhbllokohen kredi sapo ndodh një katastrofë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Bajrami Thonë se puna e përditshme prej gazetari na…