Banka Ekonomike fiton çmimin “Decade of Excellence”

08 dhjetor 18:24

Banka Ekonomike ka fituar çmimin “Decade of Excellence” në Banking Kosova 2021 në edicionin e 11-të të ndarjes së çmimeve vjetore të revistes prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar Global Banking & Finance Review.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike, Valon Lluka.

Lluka përmes llogarisë së vet në “Facebook”ka përgëzuar menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit për kontributin e tyre të çmuar gjatë këtij 20 vjeçari të Bankës Ekonomike.

Postimi i plotë i Llukës:

Banka Ekonomike ka fituar çmimin “Decade of Excellence” në Banking Kosova 2021 në edicionin e 11-të të ndarjes së çmimeve vjetore të revistes prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar Global Banking & Finance Review.

Revista e nderoi Bankën Ekonomike me këtë çmim si mirënjohje për performancën e Bankës në dhjetë vitet e fundit.

Si Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Bankës Ekonomike, dëshiroj të përgëzoj menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit për kontributin e tyre të çmuar.

20 vite – Besim dhe Partneritet!

#BankaEkonomike #kosova

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj,ka njoftuar se sot…