
BANKA EKONOMIKE ZGJEROHET PËRMES BLERJES SË DEGËS SË TÜRKIYE İŞ BANKASI A.Ş. NË KOSOVË
Një kapitull i ri për bashkëpunim, rritje dhe shërbim më të mirë.
Banka Ekonomike ka zyrtarizuar miratimin për blerjen e aseteve dhe detyrimeve të degës së Türkiye İş Bankası A.Ş. në Kosovë, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit dhe duke ndërtuar stabilitet dhe besim të ndërsjelltë tek mijëra klientë individë, biznese dhe partnerë institucionalë. Si Bankë me kapital 100% vendor ka ndërtuar mbi dy dekada eksperiencë, duke treguar pozicionin e rëndësishëm bankar në Kosovë.
Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes 23 Prill 2025
Ky veprim është në harmoni me strategjinë e Bankës Ekonomike SH.A. që përfaqëson një moment të rëndësishëm dhe një hap konkret në drejtim të rritjes dhe konsolidimit të mëtejshëm të pranisë sonë në tregun financiar vendor.
Në një kohë kur dinamika e sektorit bankar kërkon fleksibilitet, kapacitet dhe qasje të zhvilluar ndaj inovacionit, Banka Ekonomike SH.A. po dëshmon sërish përkushtimin e saj ndaj misionit dhe vizionit për të qenë partneri më i mirë financiar i të gjithë klientëve, duke mbështetur dhe duke u rreshtuar në të gjitha aktivitetet që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Mbledhja e kuvendit të aksionarëve 26 Prill 2025
Me një rrjet të gjerë degësh në të gjithë territorin e Kosovës, me staf të kualifikuar, gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve dhe përvojë të dëshmuar në tregun vendor, ne jemi të angazhuar të ofrojmë zgjidhje të përshtatura sipas nevojave të çdo klienti, individi apo biznesi. Banka Ekonomike SH.A. është një institucion financiar që njeh mirë nevojat e tregut dhe të klientëve.
Ky tranzicion do të realizohet me kujdes të veçantë dhe profesionalizëm të lartë, me synimin që procesi të jetë sa më i lehtë dhe i sigurtë për klientët dhe partnerët e Türkiyeİş Bankası A.Ş., duke ju siguruar mikpritje në shërbimet që do të vijojnë pa ndërprerje dhe në nivelin më të lartë të kujdesit.
Banka Ekonomike shpreh falënderim të veçantë për aksionarët dhe besimin e tyre të vazhdueshëm në mbështetjen e burimeve të nevojshme gjatë këtij procesi që e bën të mundur dhe më të lehtë rritjen dhe qëndrueshmërinë e institucionit. Mbështetja, korrektësia dhe profesionalizmin i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës gjatë fazave të tranzicionit ka ndihmuar qëgjithçka të shkojë sipas planifikimeve.
E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen, përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit, menaxhmentetdhe bordeve dhe të Bankës Ekonomike SH.A. dhe Türkiyeİş Bankası A.Ş. në Kosovë gjatë fazave të tranzicionit.
Ceremonia e nënshkrimit 23 Prill 2025- Mbledhja e kuvendit të aksionarëve 26 Prill 2025
Ky është një kapitull i ri për bashkëpunim, rritje dhe shërbim më të mirë.
Në emër të Bankës Ekonomike SH.A., falënderojmë Türkiye İş Bankası A.Ş.për bashkëpunimin korrekt dhe për rolin që ka luajtur në sektorin bankar të Kosovës. Ky bashkëpunim është një shembull pozitiv i kalimit të përgjegjësisë nga një institucion ndërkombëtar te një bankë vendore që ka kapacitetin dhe vizionin për të çuar përpara këtë trashëgimi.
Shënim: Klientët nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim, llogaritë, kursimet dhe kartelat e tyre do të mbeten aktive dhe të sigurta deri në njoftim të veçant të bankës.
Për çdo informacion shtesë dhe për detaje më të hollësishme mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm https://tinyurl.com/yc5yjf3h