Banka TEB bëhet Sponsor Gjeneral në PriFest

05 shtator 2025 | 16:41

Banka TEB SH.A. ka kënaqësi të njoftojë rreth mbështetjes si Sponsor Gjeneral i edicionit të 17-të të PriFest, Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë duke ndarë vizionin e përbashkët për të mbështetur artin e filmit në Kosovë dhe rajon.

PriFest, këtë vit do të organizohet nga datat 9 deri më 14 shtator në Prishtinë, duke e shndërruar Prishtinën në një qendër të kinemasë ndërkombëtare. Festivali sjell filma nga e mbarë bota dhe promovon talentin vendor e rajonal.

Ky partneritet pasqyron angazhimin e TEB-it përtej shërbimeve financiare, duke kontribuar në zhvillimin kulturor dhe krijimin e mundësive të reja për artistët dhe komunitetin kreativ. “Jemi të kënaqur me marrëveshjen e arritur dhe përkrahjen që po i japim një eventi kaq të rëndësishëm si PriFest për të rritur mundësinë e bashkëpunimit të komunitetit të kineastëve në Kosovë dhe më gjërë”, tha Orçun Ozdemir, Drejtor Menaxhues i TEB SH.A.

Në lidhje me marrëveshjen e arritur u shpreh i kënaqur edhe Drejtori i PriFestit, Fatos Berisha. “Me shumë entuziazëm e nisim këtë kapitull të ri me TEB Bankën, duke ndarë së bashku vizionin për të mbështetur artin, kulturën dhe kreativitetin në vendin tonë”, tha ai.
Mbështetja ndaj PriFest shënon vazhdimësinë e strategjisë së Bankës TEB për të kontribuar në projekte në kuadër të Përgjegjësisë Sociale Korporative që ndikojnë pozitivisht në komunitet, duke nxitur vlerat kulturore dhe duke hapur mundësi për gjeneratat e reja të artistëve.

TEB, Bankë për një botë në lëvizje!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, u përurua zyrtarisht…