Bankat në Kosovë lëshuan mbi 203 milionë euro kredi të reja në nëntor

26 dhjetor 2025 | 10:58

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar statistikat e sektorit bankar për muajin nëntor 2025, sipas të cilave asetet e bankave komerciale kanë arritur vlerën 9.22 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak, asetet shënuan një rënie të lehtë prej 1.23%.

Në të njëjtën kohë, kreditë vazhduan trendin rritës. Sipas BQK-së, kreditë bruto në fund të nëntorit 2025 arritën në 6.55 miliardë euro, që paraqet rritje prej rreth 54.49 milionë euro apo 0.84% krahasuar me tetorin. Gjatë muajit nëntor, bankat kanë lëshuar kredi të reja në vlerë prej 203.75 milionë euro, ndërsa norma mesatare e interesit për këto kredi ishte 6.69%.

Rritje është shënuar edhe te depozitat e klientëve. Ato në nëntor 2025 arritën vlerën 7.39 miliardë euro, me një rritje mujore prej rreth 33 milionë euro ose 0.45%. Ndërkohë, vlera e depozitave të reja gjatë këtij muaji ishte 79.62 milionë euro, ndërsa norma mesatare e interesit në depozita të reja ishte 3.08%.

BQK bën të ditur se margjina ndërmjet normës së interesit në kredi dhe depozita në nëntor 2025 ishte 3.61%, ndërsa raporti kredi-depozita arriti nivelin 88.71%.

Sa i përket stabilitetit financiar të bankave, gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të nëntorit 2025 arriti në 1.12 miliardë euro. Po ashtu, provizionet për kredi janë rritur për rreth 1.60% krahasuar me muajin paraprak, duke arritur vlerën 153.69 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vendim i Gjykatës së Apelit në Tiranë ka sjellë…