Bankat nuk mund të aplikojnë interes ndëshkues për kreditë

10 prill 2020 | 20:10

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka bërë me dije se sot së bashku me drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka kanë mbajtur takimin e radhës me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, me të cilin kanë diskutuar për kreditë e qytetarëve dhe kompanive të ndryshme.

“Bankat nuk mund të aplikojnë interes ndëshkues për periudhën e shtyrjes së kredisë; Interesi i rregullt duhet të përllogaritet, por i njëjti duhet të paguhet, i shpërndarë, në një periudhë 12-mujore, prej momentit të rifillimit të pagesës së kredisë; Në asnjë rast, vonesa për shkak të krizës, nuk do të ndikon në prishjen e rejtingut, të asnjë klienti”, ka shkruar Rukiqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Komunës së Prishtinës në mbledhjen e mbajtur të…