Banorët e dy Koreve takojnë familjarët e ndarë nga lufta

20 gusht 2018 | 08:06

Një grup i jugkoreanëve në moshë ka arritur në Korenë Veriore për të takuar familjarët që nuk i kanë parë nga koha e Luftës Koreane më 1950-1953.

Kjo luftë ka ndarë Gadishullin Korean andaj njerëzit që kanë jetuar në pjesën veriore e kanë pasur të pamundur lëvizjen.

Të dy Koretë, që teknikisht janë ende në luftë, kanë organizuar bashkime familjare edhe më parë, mirëpo ky rast përbën ngjarjen e parë në tri vjetët e fundit.

Jugkoreanët janë listuar me një zgjedhje rastësore derisa më i vjetri është në moshën 101 vjeçare.

Rreth 100 persona janë zgjedhur nga secila anë për të marrë pjesë në këtë organizim.

Disa kanë hequr dorë nga pjesëmarrja pasi kanë kuptuar se familjarët që kanë kërkuar t’i shohin tashmë janë të vdekur.

Një grua 92-vjeçare, u ka thënë gazetarëve se ajo do të shohë djalin e saj për herë të parë që nga përfundimi i luftës.

Lee Keum-seom, ka thënë se ka humbur lidhjet me djalin e saj, kur ai ishte në moshën katërvjeçare, si dhe me burrin e saj.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar se do të vjen kjo ditë. Unë nuk kam pasur njohuri nëse ai është gjallë apo jo”, ka thënë ajo për agjencinë e lajmeve “AFP”.

Personat që do të marrin pjesë do të kalojnë tri ditë në Korenë Veriore, mirëpo mund të qëndrojnë me familjarët e tyre vetëm disa orë në ditë apo 11 orë gjithsej.

Shumica e takimeve do të jenë nën vëzhgim të rreptë të forcave të sigurisë.

Ky organizim, i realizuar me ndihmën e Kryqit të Kuq është rezultat i takimit historik në mes të liderit verikorean, Kim Jong-un dhe presidentit të Koresë Jugore, Moon Jae-in në kufi mes dy vendeve në muajin prill.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), Blerim Pushkolli, ka…