
Banorët e Fushë Kosovës i japin mbështetje Rrahim Tërrnavës
Kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, nga radhët e PDK-së, Rrahim Tërnava ka zhvilluar takim kr banorët e lagjes Bresje. Të prenishëm në takim ishin edhe deputetët Abelard Tahiri, Përparim Gruda si dhe kryetari i degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka të cilët i dhanë mbështetje në garën për kryetar të Fushë Kosovës.
Njoftimi i plotë i Tërnavës:
Së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Ardian Elshani, zhvilluam një takim të frytshëm me banorët e lagjes Bresje.
Në mbështetje të vizionit tonë për Fushë Kosovën ishin edhe deputetët Abelard Tahiri dhe Përparim Gruda, si dhe veprimtari i mirënjohur Ragip Xhaka.
Banorëve u premtuam investime të domosdoshme në shëndetësi, si dhe zhvillim të fuqishëm në fushën e sportit dhe kulturës.
Qëllimi ynë është t’i japim Fushë Kosovës një identitet të ri, modern, ku:
🏃♂️ Të rinjtë sportistë të kenë hapësira për të zhvilluar talentin e tyre;
🎭 Qyteti të gjallërohet me aktivitete kulturore që pasurojnë jetën e përditshme.
Sporti dhe kultura do të jenë prioritetet tona, sepse vetëm kështu Fushë Kosova mund të bëhet një qytet i gjallë, i shëndetshëm dhe me perspektivë për të rinjtë.
Fushë Kosova meriton #MaMIRË – dhe bashkë do ta bëjmë të tillë!