Banorët e Kievit ditën e natën e kalojnë në bunkerë të improvizuar

09 mars 2022 | 08:26

Banorëve të Kievit u është thënë të strehohen në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet ajrore të Rusisë.

Kreu i administratës rajonale, Oleksiy Kuleba, ka thënë në një mesazh në Telegram, se në rajonin e Kievit po dëgjohen sirenat, transmeton Telegrafi.

Sirenat alarmojnë sulmet ajrore, kurse banorëve u është thënë se duhet të futen nëpër bunkerë të improvizuar.

Ndryshe sot Ukraina ka regjistruar ditën e 14 nga fillimi i pushtimit rus, ku deri më tani kanë humbur jetën shumë civilë nga granatimet e pandërprera ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini po përpiqet të zbusë efektet e sanksioneve perëndimore. Tregtimi…