Banorët e lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë mbeten pa ujë sonte
06 prill 2026
| 23:56
Banorët e lagjes Dardania në Prishtinë sonte do të mbeten pa ujë, njofton Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.
Në njoftim bëhet e ditur se për shkak të një rrjedhjeje të madhe dhe pamundësisë për intervenim sonte, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri nesër, kur do të bëhet ndërhyrja. Kompania ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.
“Për shkak të një rrjedhjeje të madhe dhe pamundësisë për intervenim sonte, furnizimi me ujë do të ndërpritet deri nesër kur do të bëhet ndërhyrja. Pa ujë do të mbetet zona e Dardanisë.Faleminderit për mirëkuptim”, thuhet në njoftim.



