Banorët e Ponoshecit kërkojnë që emri i shkollës “Ganimete Tërbeshi” të ndryshohet në “Dëshmorët e Ponoshecit”

22 tetor 2025 | 16:32

Banorët e fshatit Ponoshec, pas një tubimi të mbajtur në fshat, kanë propozuar që emri i shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” të ndryshohet në “Dëshmorët e Ponoshecit”. Sipas tyre, ky propozim vjen si shenjë nderimi për numrin e madh të dëshmorëve që fshati ka dhënë gjatë luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në fshatin Ponoshec të Gjakovës, i njohur si qendër e Rekës së Keqe, aktualisht është në proces ndërtimi një shkollë e re fillore dhe e mesme e ulët, e cila do të përfshijë kabinete moderne dhe një sallë sportive.

“Në oden e fshatit Ponoshec u mbajt takimi i paralajmëruar me banorët e fshatit, lidhur me propozimin për ndryshimin e emrit të shkollës sonë ‘Ganimete Tërbeshi’. Në takim morën pjesë familjarë të dëshmorëve dhe banorë të shumtë, të cilët shprehën mbështetje të plotë që shkolla të mbajë emrin ‘Dëshmorët e Ponoshecit’,” thuhet në njoftimin e Këshillit të fshatit Ponoshec.

Screenshot

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AKI-së, Bujar Osmani, ka reaguar pas shpalljes së…