Banorët e Rekës së Keqe i thonë po projektit të PDK-së, kandidati për asamble, Liridon Dula, kërkon besimin për mandatin e dytë

10 tetor 2021 | 15:49

Kryetari i Partisë Demokratike dega në Gjakovë, Hajdar Beqa i shoqëruar nga kandidatja e PDK-së për kryetare në Gjakovë, Arbënesha Kuqi së bashku me kandidatin për asamble komunale, Liridon Dulën kanë shpalosur programin e tyre qeverisës para qytetarëve të Ponoshecit dhe Stubllës.

Deputeti Beqa para të pranishmëve ka prezantuar kandidatin Liridon Dula për të cilin ka kërkuar mbështetjen për të, që të vazhdoj me mandatin e dytë si asamblist komunal.

“Bashkë me Kryetaren e ardhshme të Gjakovës zonjën e nderuar Kuqi dhe asamblistin e ardhshëm Liridon Dula, takuam banorët e kësaj treve, të cilët përballen me probleme esenciale infrastrukturore”, ka shkruar Beqa.

Beqa po ashtu i ka bërë me dije qytetarët e Ponoshecit dhe të Stubllës që me qeverisjen e PDK-së, këtyre fshatrave do t’iu rikthehen investimet duke i zgjidhur problemet në infrastrukturë dhe problemet tjera me të cilat përballen qytetarët e Rekës së Keqe çdo ditë.

“Banoret e Ponoshecit dhe Stubllës i kanë bërë pritje madhështore projektit të Partisë Demokratike të Kosovës për Gjakoven”, ka shkruar Beqa, duke shtuar se “me kryetaren e ardhshme të Gjakovës, Arbëneshën dhe asamblistin e ardhshëm Liridon Dula, takuam banoret e kësaj treve, të cilët përballen me probleme esenciale infrastrukturore dhe kjo bashkësi lokale do ta ndjejë në praktikë dorën e qeverisjes lokale, duke zgjidhur problemet infrastrukturore dhe problemet e tjera qe përballen çdo ditë banoret”.

Deputeti Beqa së bashku me kandidaten për kryetare Arbëneshë Kuqin dhe kandidatin për asamble Liridon Dulën kanë vizituar edhe Stubllën ku kanë bashkëbiseduar me banorët për problemet me të cilat ata përballen gjatë jetës së përditshme.

“Si pasojë e mungesës së infrastrukturës numri i banoreve po zvogëlohet nga viti në vit. Me ardhjen në pushtet të PDK-së Stublla do të ketë një trajtim meritor. Stublla do të ketë kanalizim, rrugë të asfaltuara, ndriçim publike, e ambiente për të rijnë”, ka thënë Beqa ndër tjera.

Ndërsa kandidati për asamble, Liridon Dula u ka premtuar banorëve të këtij lokaliteti se nëse merr besimin tyre që te jetë prap në asamble komunale, atëherë do të jetë zëri i fuqishëm i tyre. “Nëse marr besimin tuaj që të jam prap pjesë e asamblesë komuna edhe për këtë mandat, atëhëher çdo kërkesë tuajën dhe nevojë që do ta kjo pjesë e lënë pas dore nga pushtete e deritashme, do e shtyj përpara”, ka thënë Dula ndër tjera. Dula ka kërkuar votën për listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, duke votuar numrin #177 dhe Arbëneshë Kuqin, si dhe numrin #7, Liridon Dulën.

#gjakovanabashkon #pdk177.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët amerikanë dhe përfaqësuesit e lartë të talibanëve kanë nisur…