Banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë të shqetësuar nga zhurma e lokaleve

27 qershor 2026 | 12:56

Banorët e zonës “Qendra” në Prishtinë vazhdojnë të përballen me një problem të kahershëm zhurmën e tepërt nga kafiteritë dhe lokalet që organizojne muzik live e cila po ua cenon qetësinë, pushimin dhe cilësinë e jetës.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të mijëra qytetarëve, situata mbetet e pandryshuar.
Komuna pati premtuar vendosjen e sensorëve për matjen e nivelit të zhurmës, si një mekanizëm për monitorim dhe kontroll më efektiv.
Fatkeqësisht, ky projekt dështoi dhe nuk solli asnjë rezultat konkret për banorët, premtimet u mbeten vetëm në fjalë.
Sot, qytetarët vazhdojnë të përballen me të njëjtin problem, ndërsa Komuna heshtë me arsyetimin se pas orës 22:00 nuk kanë kujdestari për inspektime.

Nuk mjaftojne të jepen premtime në konferenca e mbledhje, qytetarët presin veprime konkrete dhe zbatim të ligjit nga Inspeksioni Komunal me qe vetë janë prononcuar se zhurma është problem që i takon Komunës.

Askush nuk është kundër zhvillimit të bizneseve, por çdo aktivitet duhet të zhvillohet duke respektuar të drejtën e banorëve për qetësi dhe një mjedis të shëndetshëm.

Zhurma e pakontrolluar nuk është vetëm bezdi, ajo ndikon në shëndetin fizik dhe mendor të qytetarëve.
Është koha që institucionet komunale të marrin përgjegjësi, të rikthejnë seriozitetin në trajtimin e këtij problemi dhe të zbatojnë masa efektive për mbrojtjen e interesit publik.

Banorët e zonës “Qendra” nuk kërkojnë privilegje, por respektimin e një të drejte themelore, të jetojnë në qetësi dhe dinjitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane ka kryer sulme ndaj objektivave iraniane pasi Presidenti…