Banorët ia ndërrojnë emrin fshatit austriak “Fucking”

09 dhjetor 2020 | 08:29

 

Në Austri ekzistonte një fshat me emrin më të pazakontë në gjithë botën. Ai quhej “Fucking”.

Për shkak të emrit të tij, tabela e vendosur në hyrje të fshatit ishte rrëzuar dhe vjedhur disa herë. Tani komuna ka marrë vendim ta ndryshojë emrin e tij, shkruajnë mediat austriake, përcjell albinfo.at.

Ky vendim ka gëzuar së fundmi banorët e fshatit austriak, për të cilin janë krijuar edhe shumë barsoleta.

Bëhet fjalë për fshatin ‘Fucking’ të Austrisë, banorët e së cilit pas 1000 vjetësh arritën të ndryshonin emrin e tij, duke e quajtur fshatin ‘Fugging’.

Për shkak të vëmendjes së madhe që ishte kthyer në bezdi, 106 banorët e fshatit ranë dakord të ndërronin emrin e tij.

Në anën tjetër, mu për shkak të emrit, fshati gjatë viteve të fundit ishte kthyer në një atraksion turistik për shumë turistë nga Austria dhe bota.

Fshati “Fucking” gjendet në komunën Tarsdorf, në qarkun Braunau am Inn, në Austrinë e Epërme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 31…