
Banorët zbulojnë sekretet e njëri-tjetrit
25 janar 2022
| 11:24
Në shtëpi ka mbërritur një zarf, përmbajtja e të cilit ka një sfidë shumë interesante për banorët.
Secili prej tyre ka rrëfyer në dhomën e rrëfimit një sekret nga jeta e tyre.
Të gjitha sekretet janë listuar në zarfin e bardhë dhe banorët kanë detyrën që të gjejnë banorin që ato i përkasin.
Rregullat janë vetëm dy, konkurentët penalizohen në rast se tregojnë sekretin e tyre dhe gjithashtu nuk mund të ketë më shumë se një secret për secilin banor.
Në shtëpi kanë nisur menjëherë diskutimet dhe analiza në kuadër të kësaj loje.