Banorëve të Podujevës nga mungesa e ujit u bie ‘zhuga’, fajësojnë Bulliqin

19 shkurt 2026 | 15:00

Banorët e lagjes “Ali Ajeti” në Podujevë po ankohen për mungesë të ujit për një kohë të gjatë. Një prej përfaqësuesve të lagjes në një bisedë për Kosova Live në T7 ka thënë se s’do t’i dërgojnë fëmijët në shkolla për shkak të papastërtisë, si pasojë e mungesës së ujit prej rreth dy muajve.

“Qe dy muaj PA UJË, ka fillu NIFAR ZHUGE, s’ka mësim se s’po kanë si mu la fëmija”, ka thënë ai i shqetësuar. Në këtë bisedë ai ka kërkuar që të merren veprime nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke kritikuar këtë të fundit se s’ka ndihmuar aspak banorë rreth çështjes së sigurimit të ujit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti, ka reaguar përmes një…