Banori i ri i “Big Brother Vip”– kishte ofenduar rëndë shqiptarët e Kosovës:  Ende jetoni me pleskavica dhe lakra

08 shkurt 2023 | 14:26

Banori më i ri i shtëpisë “Big Brother Vip” është bërë gazetari, Bledi Mane. Gazetari u prit në shtëpi nga Dea Mishel dhe u bë e ditur nga kjo e fundit se punojnë bashkë e janë miq të mirë.

Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.

Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.

Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para një kohe i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”, sepse nuk dine. Po ashtu Mane kishte thënë se në Kosovë edhe jetojnë duke ngrënë pleskavica dhe lakra si dhe ende pinë lëng boronice.

“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka ofenduar ai.

Por aty në studio ishte gazetari kosovar, Milaim Zeka i cili deklaratën e gazetarit e ka cilësuar si puro racizëm.

“Ajo që e the është puro-racizëm dhe puro-hajvanllak nga goja jote”, i ka thënë Zeka.

Më pas Mane i tha Zekajt se “ndoshta planifikon të kandidosh për deputet dhe të duhen disa duartrokitje”.

Por Zeka ia kthehu me “Jo”, ‘ju çfarë po thoni është racizëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Kosovën e japim, Serbinë jo:…