Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka ofruar ndihmë 46-vjeçarit A.B., banues në Prishtinë, pasi kishte mbetur në det për shkak të një defekti në mjetin lundrues dhe rrezikonte të mbytej, sipas policisë shqiptare.
Policia shqiptare informon se “pas kërkimeve, shërbimet e Policisë Kufitare lokalizuan mjetin lundrues në thellësi të lumit Buna, rreth 17 milje nga grykëderdhja. Nga verifikimet rezultoi se mjeti lundrues (skaf tip “Morea”) drejtohej nga shtetasi A. B., 46 vjeç, banues në Prishtinë, i cili kishte mbetur në det si pasojë e një defekti në motor”, thuhet në njoftim.
“Shërbimet e Policisë Kufitare i dhanë ndihmën e nevojshme shtetasit dhe bënë të mundur shoqërimin e sigurt të tij dhe të mjetit lundrues drejt vendstacionimit të mjeteve lundruese në Pulaj, Velipojë”, vijon njoftimi.
Njoftimi i plotë:



