Barazia dhe bashkëjetesa si themel i së ardhmes së Maqedonisë së Veriut
Shkruan: Ethem Çeku
Maqedonia e Veriut është një shtet i përbashkët i popujve që jetojnë në të dhe funksionimi i tij i qëndrueshëm kërkon ndërtimin e një rendi politik gjithëpërfshirës dhe të barabartë. Në këtë kuptim, shmangia e çdo ndikimi të ideologjive shoviniste, veçanërisht atyre me origjinë nga diskurset nacionaliste serbe, mbetet kusht thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin demokratik.
Rruga e vetme e qëndrueshme për të ardhmen është ndërtimi i marrëdhënieve të bazuara në harmoni, bashkëjetesë dhe respekt reciprok ndërmjet komuniteteve. Vetëm përmes këtij parimi mund të konsolidohet një shtet funksional dhe me orientim të qartë euroatlantik.
Gjuha shqipe përbën boshtin kurrizor të identitetit kombëtar shqiptar dhe një nga shtyllat themelore të ekzistencës historike të tij. Si e tillë, ajo duhet të respektohet dhe të garantohet plotësisht në jetën publike, në arsim dhe në institucionet shtetërore.



