
Barazim mes Zvicrës dhe Italisë, fitojnë Belgjika, Spanja dhe Gjermania
05 shtator 2021
| 23:13
Kanë përfunduar disa ndeshje interesante në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Zvicra ka marrë një barazim me Italinë, derisa kombëtaret e tjera të mëdha si Belgjika, Polonia, Spanja dhe Gjermania kanë arritur të fitojnë me lehtësi.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Italisë përfundoi pa gola, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet.
Italia kishte mundësinë më të mirë përmes Jorginhos, por ky i fundit dështoi nga penalltia.
Pas këtij barazimi, Italia është lider me 11 pikë, derisa Zvicra në pozitën e dytë me shtatë pikë.
Rezultatet e takimeve të tjera:
Belgjika 3 – 0 Republika Çeke
Gjermani 6 – 0 Armeni
Rumani 2 – 0 Litenshtajnë
San Marino 1 – 7 Poloni
Spanjë 4 – 0 Gjeorgji