Barazim pa gola në ndeshjen Gjilani-Malisheva

06 maj 2025 | 18:07

Ndeshja hapëse e javës së 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës është mbyllur pa fitues dhe pa gola, me rezultat 0:0.

Takimi u zhvillua të martën pasdite në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Përkundër përpjekjeve të të dy skuadrave për të arritur fitoren, munguan golat, ndërsa loja u karakterizua me angazhim të lartë nga të dyja palët.

Megjithatë, rezultati i kësaj ndeshjeje mbeti në hije, pasi në minutat e fundit futbollisti i Gjilanit, Oltion Bilalli, pësoi lëndim pas një përplasjeje me portierin e Malishevës.

Lojtarit iu ofrua ndihma e parë në fushë për disa minuta, para se të largohej me autoambulancë për trajtim të mëtutjeshëm.

Pas ndërprerjes prej rreth 15 minutash, ndeshja u vazhdua dhe përfundoi pa ndryshime në rezultat.

Pas këtij barazimi, Malisheva mbetet në pozitën e tretë me 49 pikë, ndërsa Gjilani mban vendin e pestë me 46 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Albinot Maloku ka komentuar idenë e kryetarit të LDK-së,…