Barça arrin marrëveshje me Williamsin

17 qershor 2025 | 16:03

Sipas raportimeve nga “Foot Mercato”, Barcelona ka arritur një marrëveshje paraprake me yllin e kombëtares spanjolle, Nico Williams. Marrëveshja parashikon një kontratë gjashtëvjeçare, e cila do ta mbajë anësorin në “Camp Nou” deri në verën e vitit 2031.

Williams është pranë një bashkimi me talentin adoleshent Lamine Yamal, me të cilin ka ndërtuar një lidhje të fortë në përfaqësuesen e Spanjës. Dyshja pritet të formojë një partneritet të ri dhe të fuqishëm në krahët e sulmit në skemat ofensive të trajnerit Hansi Flick.

Nëse transferimi finalizohet, Williams do të përfitojë një pagë vjetore prej 12 milionë eurosh në klubin katalanas. Ky lëvizje përforcon ambiciet e Barcelonës për të ndërtuar një skuadër të re, dinamike dhe me potencial të madh për sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka…