
Barça dhe City e dominojnë formacionin në Ligën e Kampionëve
09 gusht 2020
| 17:48
Barcelona dhe Manchester City dominojnë në formacionin e ndeshjeve të dyta të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.
Katalanasit dhe anglezët eliminuan përkatësisht Napolin dhe Real Madridin. Në formacionin e përzgjedhur nga “Whoscored.com” mungon Cristiano Ronaldo, ani pse portugezi i Juventusit shënoi dy gola për “Zonjën e Vjetër” në përballje me Lyonin.
Lionel Messi dhe Robert Lewandowski udhëheqin sulmin. Bie në sy vendosja e mbrojtësit të Real Madridit Eder Militaos dhe Aleks Sandros së Juventusit.
Formacioni: Ter Stegen, Semedo, Lenglet, Militao, Sandro, Sterling, Gundogan, De Bruyne, Jesus, Lewandowski, Messi.