Barça dhe City e dominojnë formacionin në Ligën e Kampionëve

09 gusht 2020 | 17:48

Barcelona dhe Manchester City dominojnë në formacionin e ndeshjeve të dyta të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Katalanasit dhe anglezët eliminuan përkatësisht Napolin dhe Real Madridin. Në formacionin e përzgjedhur nga “Whoscored.com” mungon Cristiano Ronaldo, ani pse portugezi i Juventusit shënoi dy gola për “Zonjën e Vjetër” në përballje me Lyonin.

Lionel Messi dhe Robert Lewandowski udhëheqin sulmin. Bie në sy vendosja e mbrojtësit të Real Madridit Eder Militaos dhe Aleks Sandros së Juventusit.

Formacioni: Ter Stegen, Semedo, Lenglet, Militao, Sandro, Sterling, Gundogan, De Bruyne, Jesus, Lewandowski, Messi.

 

2020_8_UCLSiteFull

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetar i…