
Barça është afër marrëveshjes me Azpilicuetan
25 janar 2022
| 15:08
Raportohet tashmë si punë e kryer çështja e transferimit të Cesar Azpilicueta te skuadra e Barcelonës. Klubi spanjoll e ka kërkuar me ngulm mbrojtësin e Chelseat, i cili është në fundin e kontratës së tij me “blutë”.
Katalanët raportohet se kanë marrëveshje në parim me lojtarin, por nuk mund ta transferojnë në këtë merkato. Jose Alvarez shkruan se Barcelona po punojnë që të marrin lojtarin si transferim të lirë gjatë verës.
Kontrata që i është propozuar lojtarit do të jetë valide deri në vitin 2024, me opsion vazhdimi. Chelsea në anën tjetër vazhdon të pres për Cesar që të njoftojë vendimin e tij për të ardhmen.