Barça konfirmon transferimin e Destit  

01 tetor 2020 | 14:40

Skuadra e Barcelonës ka konfirmuar se e ka transferuar Sergino Dest nga Ajaxi.

Futbollisti 19-vjeçar në “Camp Nou” vjen si zëvendësues i Nelson Semedos. Dest ka qenë dëshirë e Ronald Koeman, që këtë verë ka marrë drejtimin e skuadrës nga ‘Camp Nou’.

Në faqen zyrtare të klubit të Barcelonës, i është uruar mirë se ardhje talentit të ri. Dest ka zhvilluar edhe tri ndeshje për Kombëtaren e Amerikës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka deklaruar se Gjykata…