
Barça mezi e mposhti Betisin
Barcelona ka arritur të fitojë ndeshjen e xhiros 35 në La Liga, ndaj Betisit.
Barca mposhti me rezultat 2:1 Betisin, ku protagonist i ndeshjes ishte Jordi Alba, me një gol dhe një asistim.
Me këtë fitore ekipi i Xavi Hernandez e siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Pjesa e parë ishte më e qetë nga të dyja ekipet dhe gola nuk u shënuan.
Pjesa e dytë krijoi më shumë raste, ndërsa u shënuan tri gola, shkruan lajmi.net.
Ishte Fati i cili gjeti golin pas rikthimit të tij nga lëndimi, pasi ishte jashtë tre muaj.
Në minutën e 76` pas asistimi nga Jordi Alba, talenti i Barcës shënoi për 1:0.
Pas vetëm tre minutash ishte Marc Bartra i cili shënoi për të barazuar ndeshjen në 1:1.
Kur po mendohej se ndeshja do mbyllej me barazim, u shfaq Jordi Alba i cili shënoi një supergol, në minutat shtesë.
Pas kësaj fitore Barca qëndron në vendin e dytë me 69 pikë, ndërsa Betisi në vendin e pestë me 56 pikë.