Barça në janar largon Rakitiqin dhe Vidalin

20 shtator 2019 | 15:12

Mesfushorët Ivan Rakitiq dhe Arturo Vidal do të largohen nga skuadra e Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se drejtuesit e klubit tashmë kanë marrë vendim për shitjen e tyre dhe i kanë futur në listën e largimeve.

Rakitiq ka regjistruar vetëm 94 minuta lojë këtë edicion në të gjitha ndeshjet dhe me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2021. Ndërkohë, Vidali ka kontratë deri në vitin 2021 me Barçën, kurse këtë edicion ka vetëm 41 minuta lojë në La Liga.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Shkupi e ka prezantuar trajnerin e ri Qatip Osmani.…