Barça nuk e lëshon Dembelen  

26 tetor 2021 | 15:23

E ardhmja e Ousmane Dembelesë mund të vazhdojë të jetë te Barcelona.

Sipas medieve spanjolle, klubi katalanas nuk ka ndërmend ta humbasë lojtarin, për të cilin në vitin 2017 derdhi në arkat e Borussias së Dortmundit shumën e 105 milionë eurove, me parametër zero në fund të sezonit, kohë kur futbollistit i përfundon kontrata.

Drejtuesit e klubit kanë nisur punën për rinovimin e kontratës me sulmuesin, pavarësisht kontestimeve nga ana e menaxherit të lojtarit. “Blaugranat” janë të vendosur të mos humbasin dhe po këmbëngulin duke parë që edhe dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Katalunjë.

Këtë sezon Dembele nuk është aktivizuar asnjë minutë, pasi vuan nga një dëmtim që po e mban larg fushave të lojës për një kohë relativisht të gjatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të qenit pjesë e lojës se ‘’Big Brother’’ do të…