Barça ruan shpresat për titull

06 korrik 2020 | 00:02

Barcelona ka arritur një fitore të rëndësishme 4-1 në transfertë ndaj Villareal, duke mbetur ende në garë për titullin kampion.

Në minutën e 4-t, Jordi Alba del mjaft mirë në krahun e majtë, shërben në zonë për Griezmann, por mbrojtësi Pau Torres e shtyn para tij në rrjetë. Villareal reagoi menjëherë duke barazuar me Morenon 10 minuta më pas.

Gjithsesi Barcelona shtoi aksionet sulmuese, teksa do të realizonte dy gola të tjerë shumë të bukur. Fillimisht Suarez dhe më pas Griezmann shokuan portierin Asenjo me dy goditje me shumë klas.

4 minuta nga fundi do të kishte kohë edhe për një gol të Ansu Fati. Barcelona mbetet në vendin e dytë me 73 pikë, 4 më pak se Reali kryesues, teksa kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, kosovarët nuk i…