Barça triumfon ndaj Dortmundit  

27 nëntor 2019 | 23:07

Barcelona ka triumfuar me shifrat 3-1 ndaj Dortmund, duke siguruar vendin e parë në grup, pasi tashmë e sheh veten në kuotën e 11 pikëve, katër më shumë se ndjekësit e Inter dhe Dortmund.

Në sfidën e luajtur në “Camp Nou” katalanasit dominuan thuajse të gjithë takimin, teksa golin e parë e gjetën në minutën e 29-të, me Luis Suarez që shënoi pas një pasimi të Messit. Ishte po i njëjti binom katër minuta më vonë, me Surez që pasoi për Messin këtë herë, me argjentinasin që dyshoi shifrat.

Në pjesën e dytë pati festë edhe për Griezmann, i cili pas asistimit të Messit shënoi golin e tij të parë në këtë Champions. Dortmund shënoi golin e nderit në të 77-tën me Sanchon, me gjermanët që tashmë varen nga Interi dhe Barça, të cilët luajnë me njëri-tjetrin në “San Siro” në ndeshjen e fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se…