Barcelona arrin fitore të rëndësishme ndaj Alavesit

13 shkurt 2021 | 23:08

Barcelona reagoi pas humbjes me Sevilla në Kupën e Mbretit. Ekipi katalanas fitoi 5-1 në “Camp Nou” përballë Alaves, duke u rikthyer në vend të dytë në La Liga.

Diferenca me Atletico Madrid vijon të jetë 8 pikë, teksa djemtë e Diego Simeones kanë luajtur një ndeshje më pak se katalanasit.

Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dyfishtë. Portugezi Trincao zhbllokoi takimin pas gjysmë ore lojë. Sulmuesi 21-vjeçari mori një asist Moriba dhe dërgoi topin në rrjetë.

VAR-i i anuloi Leo Messit një gol në minutën e 36-të, por asgjë nuk mund ta ndalte festën e “pleshtit” në minutat shtesë të fraksionit të parë të ndeshjes.

Ylli argjentinas gjeti rrjetën me një goditje potente me të majtën. Skuadra mike reagoi në pjesën e dytë dhe shkurtoi rezultatin në minutën e 57-të. Luis Rioja, i cili erdhi nga stoli, shfrytëzoi një gafë të Barcelonës në mbrojtje dhe ia doli të mposhtë gjermanin Ter Stegen.

Gol që acaroi vendasit, të cilët shënuan edhe tre herë të tjera në minutat e mbetura. Sërish Trincao dhe Leo Messi gjetën golin (eurogol i kapitenit), teksa në fund pati festë edhe për Junior Firpo, tre gola që i realizuan brenda gjashtë minutave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdete Daka, gjatë një interviste tregoi për vështirësitë dhe sfidat…