Barcelona arrin marrëveshje me De Jong për rinovimin e kontratës

29 qershor 2025 | 17:35

Krahas përpjekjeve për të transferuar lojtarë të rinj, Barcelona po punon intensivisht edhe për të finalizuar disa rinovime kontratash gjatë afatit kalimtar të verës.

Rasti më i rëndësishëm është ai i Frenkie de Jong, i cili është pranë hyrjes në 12 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale.

Gjatë vitit 2024, gjithçka tregonte se e ardhmja e De Jong do të ishte larg ‘Camp Nou’, por pasi u rikthye si titullar i rregullt në gjysmën e dytë të sezonit 2024/2025, situata ndryshoi rrënjësisht. Tani është thuajse e sigurt se ai do të rinovojë.

Në javët e fundit, vetë De Jong ka deklaruar publikisht se synon të nënshkruajë një kontratë të re me Barcelonën.

Sipas Sport, tashmë ekziston një marrëveshje në parim që mesfushori holandez të rinovojë deri në vitin 2029.

Klubi shpreson ta finalizojë gjithçka së shpejti, por nuk do të ketë asgjë zyrtare përpara se De Jong të shkëputet zyrtarisht nga agjenti i tij aktual.

Pas kësaj, do të firmoset marrëveshja dhe 28-vjeçari mund të shohë drejt së ardhmes në Kataloni për të paktën katër vite të tjera.

Sipas marrëveshjes, De Jong do të ketë një rritje të lehtë të pagës bazë krahasuar me kontratën aktuale.

Më e rëndësishmja për klubin është se do të mund të ristrukturojë shumën që i detyrohet lojtarit nga shtyrjet e pagesave gjatë pandemisë së COVID-19.

Kjo do të krijojë hapësirë të konsiderueshme në buxhetin e pagave, gjë që do ta lehtësojë regjistrimin në La Liga të portierit Joan Garcia, si dhe të Nico Ëilliams, i cili pritet të firmosë javën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda pak muajsh,…