Barcelona bën “vetëvrasje”, humb në “Camp Nou” nga Cadiz

18 prill 2022 | 23:20

Mjafton një gol i Perez në minutën e 48 që Barcelona të rrëzohet në shtëpi vetëm pak ditë pas disfatës së hidhur në Europa League ndaj Eintracht Frankfurt. Ishte radha e Cadiz për t’i bërë surprizën e hidhur skuadrës katalanase dhe trajnerit Xavi që mbyllin një javë të tmerrshme në Europë dhe Spanjë.

Blaugranat” u rrëzuan në “Camp Nou” duke humbur tërësisht kontaktet me Realin që mbetet 15 pikë i shkëputur dhe tashmë në pritje të konsumimit të javëve për të marrë çertifikimin e titullit.

Ndeshje e dominuar nga katalanasit që nuk gjetën një mbështetje të madhe nga publiku vendas pas zhgënjimit në Europë dhe ky ishte shkaku ndoshta që regjistruan një tjetër humbje e cila mbyll përfundimihst ciklin e suksesshëm të Xavit.

Barcelona me këtë humbje mbetet në kuotën 60, po aq sa Sevilla ndërsa Cadiz bëri goditjen e madhe pasi prej vendit të parafundit ngjitet në të 16-tin duke shtuar shpresat e mbijetesës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cadiz ka shtangur Barcelonën në “Camp Nou” me rezultatin 0-1,…