Barcelona dhe Atletico Madrid në garë për yllin e Marseille

29 tetor 2025 | 11:07

Dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Atlético Madrid, janë futur në garë për transferimin e sulmuesit anglez që po shkëlqen këtë sezon me Olympique Marseille, Mason Greenwood.

Greenwood ka realizuar tetë gola dhe katër asistime në 12 ndeshje, duke u bërë një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve.

Kontrata e tij me Marseille është e vlefshme deri në vitin 2029, por interesimi i madh nga klubet evropiane mund ta ndryshojë situatën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Riad, është…