Barcelona dhe Man Utd në bisedime për Rashford

24 shtator 2025 | 11:12

Barcelona po planifikon të blejë përfundimisht Marcus Rashford nga Manchester United pas huazimit, dhe negociatat pritet të hapen gjatë merkatos së verës.

Klubi katalanas shpreson të mbyllë marrëveshjen për rreth 26 milionë euro, ndonëse Manchester United e vlerëson sulmuesin në 35 milionë. Endrick mund të huazohet, por qëndron në La Liga. Real Madrid po shqyrton mundësinë e huazimit të sulmuesit brazilian Endrick, i cili nuk ka arritur pritshmëritë në Santiago Bernabéu.

Lojtari ka pasur vështirësi për t’u përshtatur me ritmin e La Liga dhe presionin e një klubi të madh. Disa klube të La Liga, përfshirë Sevilla, Valencia, Celta de Vigo dhe Real Oviedo, janë interesuar për ta huazuar. Strategjia e klubit është që Endrick të fitojë më shumë minuta loje dhe eksperiencë, për t’u kthyer më i gatshëm për të konkurruar në nivelet më të larta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania 4”, Egli Tako, ishte…