Barcelona edhe pse fiton në Madrid, eliminohet nga Champions
Skuadra katalunase, Barcelona, është përshëndetur me garat evropiane, duke u mposhtur nga Atletico Madridi me rezultat të përgjithshëm 3-2 nga dy ndeshjet.
Ndonëse Barça arriti të fitojë si mysafir i madrilenëve, kjo nuk mjaftoi pasi katalunasit ishin mposhtur 2-0 në ndeshjen e parë në Camp Nou javën e kaluar.
Ekipi i Hansi Flick arriti të barazonte shifrat e rezultatit të përgjithshëm pas vetëm 24 minutave lojë, duke shënuar Lamine Yamal (minuta 4) dhe Ferran Torres në minutën e 24-të.
Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 31-të shënuan për 1-2. Rezultati i përgjithshëm në fund të ndeshjes ishte 3-2.
Atletico pret fituesin e përballjes së nesërme Arsenal – Sporting, ku në ndeshjen e parë si mysafir Arsenali fitoi me rezultat minimal 1-0.



