Barcelona fiton Kupën e Mbretit 

21 prill 2018 | 23:26

Barcelona me një paraqitje spektakolare ka mposhtur Sevillan në finale të Kupës së Mbretit me rezultat 5:0.

Ky ishte titulli i 30-të i Kupës së Mbretit për Barcelonën.

Katalanët kanë arritur ta dominojnë për 90 minuta finalen e Kupës së Mbretit, duke e mposhtur 5:0 Sevillan në ‘Wanda Metropolitano’.

Luis Suarez në minutën e 14’ kaloi Barcelonën në epërsi 0-1.

Vazhdimi i ndeshjes solli edhe shfaqjen e Lionel Messit, që u përfshi në një gol në minutën e 31’ (0-2), dhe dy asistime, te Suarez  në minutën e 40’ për 0-3, dhe te Iniesta në minutën e 52’, për 0-4.

Golin e fundit për Barcelonën në këtë ndeshje e shënoi Philippe Coutinho nga penalltia në minutën e 69’.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i  Lëvizjes Vetëvendosjes!, Visar Ymeri, ka folur për të…