
Barcelona fiton me përmbysje spektakolare ndaj Celtas
23 shtator 2023
| 21:21
Barcelona ka arritur një fitore të çmendur 3-2 ndaj Celta Vigos, në duelin e vlefshëm për javën e 6-të në La Liga.
Celta Vigo shfrytëzoi një pasiguri në mbrojtjen katalane, për të zhbllokuar rezultatin me Larsen në minutën e 19-të.
Miqtë humbën disa mundësi të mira për të shënuar golin e dytë. Në fundin e ndeshjes, Barcelona u rikthye në lojë me golin e Robert Lewandowskit, që lëshoi një parabolë e cila e kaloi vijën fatale pasi u përplas në traversë.
Në të 85-tën, bomberi polak barazoi rezultatin me golin e dytë personal, këtë herë i shërbyer nga Joao Cancelo. Gjithsesi emocionet nuk mbaruan këtu pasi Cancelo realizoi golin e përmbysjes së madhe, pas një asisti nga Gavi. Ekipi katalanas merr përkohësisht kreun me 16 pikë, po aq sa Girona.