Barcelona fiton, por Atletico shkon në finale

03 mars 2026 | 23:29

Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të siguruar finalen.

Skuadra madrilene kishte fituar 4-0 në ndeshjen e parë, duke ruajtur avantazhin e përgjithshëm dhe duke u kualifikuar në finale për herë të parë që nga sezoni 2012/13.

Barcelona e ka nisur ndeshjen me presion të madh, duke mbajtur rreth shtatëdhjetë për qind të posedimit të topit. Megjithatë, mysafirët janë mbrojtur mirë. Goli i parë ka ardhur nga Marc Bernal, i cili ka realizuar pas një asistimi nga Lamine Yamal. Në fund të pjesës së parë, Raphinha ka shënuar nga penalltia për 2-0.

Në pjesën e dytë, Barcelona ka vazhduar sulmet dhe Bernal e ka realizuar edhe golin e tretë pas një krosimi nga Joao Cancelo. Pavarësisht dominimit dhe shumë rasteve, katalunasit nuk kanë arritur ta përmbysin rezultatin e përgjithshëm.

Atletico Madridi do të përballet në finale me fituesin e duelit mes Real Sociedad dhe Athletic Bilbao.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se forcat franceze kanë…