Barcelona fituese e Superkupës së Spanjës, e mposht për herë të dytë radhazi Real Madridin
11 janar 2026
| 22:23
Barcelona zyrtarisht është shpallur fituese e Superkupës së Spanjës. Blaugranët arritën që në këtë finale me mjaft emocione ta kapitalizojnë momentin në pjesën e dytë, ku goli i Raphinhas ishte vendimtar për fitoren e Barçës.
Si fillim, goli i parë u shënua nga Raphinha, e më pas u barazua nga Vinicius Jr.
Në minuta shtesë të pjesës së parë shënoi Robert Lewandowski, teksa shumë nuk vonoi dhe barazoi për 2-2 Gonzalo Garcia.
Në pjesën e dytë shënoi golin e vetëm të asaj pjese braziliani Raphinha, që përcaktoi fitoren e blaugranasve me rezultat 3:2.
Në minuta shtesë të minutës së dytë me karton të kuq u ndëshkua Frenkie de Jong, për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër në Kylian Mbappen.



