
Barcelona interesohet për futbollistin e Chelseat
28 qershor 2021
| 13:15
Barcelona rikthehet të interesohet për shërbimet e Marcos Alonsos, i cili aktualisht aktivizohet te Chelsea.
Katalanasit kanë kohë qe e kërkojnë mbrojtësin dhe një largimi i mundshëm i Junior Firpos gjatë merkatos së verës ka detyruar drejtuesit e klubit të marrin seriozisht në konsideratë afrimin e Alonsos, i cili me “blutë” e Londrës, ku bën pjesë që nga 2016, kur u transferua nga Fiorentina, ka fituar Premier Ligën, Ligën e Kampionëve, FA Cup dhe Ligën e Evropës.
Duke qenë i plotësuar në Angli, 30-vjeçari mund të pranojë ofertën për t’u transferuar në La Liga. Ndërkohë për Junior Firpon janë në garë Leeds United, Milani, West Hami dhe Southamptoni.